Fletore pune
Neuroedukimi për mendjet në zhvillim (12–15 vjeç)
Seria e fletoreve të punës për mendjet në zhvillim
Fletore me aktivitete për vëmendjen, kujtesën, vetërregullimin dhe mendësinë në zhvillim.
- Kategoria
- Nxënës 12–15 vjeç
- Viti
- 2026
- Faqe
- 97
- Formati
- Lexues
- 0
Për librin
Seria e fletoreve të punës “NEUROEDUKIMI PËR MENDJET NË ZHVILLIM” Mosha 12-15 vjeç është një mënyrë shumë e vyer interaktive për të kaluar KOHË CILËSORE me fëmijët tuaj. Fletoret e punës për fëmijët përmbajnë aktivitete praktike për moshën 6-11 vjeç si dhe 12-15 vjeç, për arsimin bazë të detyruar. Aktivitetet fillojnë që nga njohja me trurin e tyre në mënyrë të thjeshtëzuar e deri te përmirësimi i VËMENDJES dhe KUJTESËS AFATGJATË. Mësojnë TË NXËNIT E VETËRREGULLUAR ku ata vendosin qëllime apo objektiva të nxëni dhe punojnë drejt tyre me anë të modeleve të ndryshme si GROW, SMART, përcaktojnë pikat e tyre të forta dhe të dobëta me modelin SWOT dhe zhvillojnë të menduarit me anë të PYETJEVE të FUQISHME. Po ashtu mësojnë të integrojnë hemisferat me metoda si: Six Thinking Hats, Cubing, SCAMPER, BRAIN WARM-UPS dhe ushtrimet BRAIN GYM. Mësojnë të kultivojnë një Mendësi në Zhvillim dhe INTELIGJENCË EMOCIONALE me anë të Vetë-rregullimit Emocional e shumë aktivitete të tjera, reflektim për fëmijët dhe plane të personalizuara për transformim.
Temat kryesore
- Truri
- Vetërregullimi
- GROW
- SMART
- SWOT
- Inteligjenca emocionale
Për kë është?
Nxënës 12–15 vjeç
